La Liga

Statistikat negative/ Luis Enrique-Guardiola të paarritshëm, Xavi më keq se Koeman

Barcelona mbylli një fundjavë për t’u harruar. Barazimi 3-3 ndaj Interit uli ndjeshëm shanset e ekipit katalanas për t’u kualifikuar në Champions League, teksa të dielën erdhi humbja e parë në La Liga pas disfatës 3-1 në El Clasico-n ndaj Realit të Madridit.

Ish-kapiteni mori drejtimin e ekipit të zemrës në nëntorin e vitit të kaluar dhe në “Santiago Bernabeu” regjistroi ndeshjen numër 50 në stolin e Barcelonës. Sa i përket shifrave, Xavi nuk ka bërë mirë deri tani, madje më keq se Ronald Koeman.

28 fitore kanë arritur katalanasit me Xavin në pankinë, pesë më pak sesa ish-trajneri holandez, i cili fitoi 33 nga 50 ndeshjet e para. Ndërkohë, shumë larg janë emra si Pep Guardiola (37 fitore) dhe Luis Enrique (42).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency