Stil perfekt dhe futboll fantastik, Lampard i fiksuar pas ekipit të Serie A
Frank Lampard u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelsea më 25 janar dhe që nga ai moment emri i tij është lidhur me disa skuadra të ndryshme.
Negociata u kryen me Crystal Palace dhe Norwich, por akordi mungoi dhe klubet e Premier League zgjodhën t’u besonin pankinat Patrick Vieira dhe Dean Smith.
The Telegraph shkruan se 43-vjeçari po e shfrytëzon në maksimum kohën e lirë, pasi po studion skuadra të ndryshme europiane.
Një ekip në veçanti e ka bërë për vete me stilin e futbollit që praktikon. Flasim për Atalantën e Berat Gjimshitit, që prej disa sezonave po prodhon një futboll fantastik.
Presing, lojë ultra ofensive dhe shumë gola të shënuar. Me zikaltrit italianë janë dashuruar shumë tifozë, mes tyre edhe Lampard.
Ish-mesfushori anglez po frymëzohet nga Atalanta dhe shpreson të rikthehet sa më shpejt në stol, për të hedhur në praktikë të gjithë idetë e akumuluara gjatë kësaj periudhe.




