Stoke City shkarkon trajnerin Hughes, Giggs mund të marrë drejtimin
Mark Hughes nuk është më trajneri i Stoke City. Fatale për 54-vjeçarin ishte humbja me rezultatin 2-1 në FA Cup ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, Coventry. Drejtimi i Hughes përkufizohet si i tmerrshëm pasi Potters në 13 ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm dy prej tyre. Aktualisht Stoke City renditet në vendin e 18 me 20 pikë. Në deklaratën zyrtare të klubit drejtuesit falenderuan ish-trajnerin për punën e bërë dhe i uruan atij suksese për të ardhmen. Me njëherë pas këtij vendimi klubi është vënë në kërkim të një trajneri të ri ku më i favorizuari, sipas mediave anglezë, është Ryan Giggs.



