Kombëtare

Strakosha “harron” Premier League, projektohet transferimi tek ekipi kampion

Thomas Strakosha nuk po nxitohet në lidhje me klubin e ri. Portieri i kombëtares shqiptare i dha fund aventurës 9-vjeçare me Lazion (një sezon e kaloi i huazuar te Salernitana).

Mediet italiane raportojnë se 27-vjeçari i lindur në Athinë ka gjetur akordin për t’u transferuar në Premier League te Fulham.

Në parim ka një marrëveshje mes palëve për një kontratë 4-vjeçare, por Strakosha mund të mbetet në kampionatin italian.

Anton Ciprian Tatarusanu, i cili është rezerva e Mike Maignan, pritet të rikthehet në Rumani te Steaua e Bukureshtit.

Pozicionin e tij mund ta mbulojë Strakosha, për afrimin e të cilit kampionët në fuqi të Italisë nuk do të shpenzonin asnjë cent.

Gjithsesi, gjithçka mbetet në kuadrin e zërave të merkatos, pasi drejtuesit e Fulhamit nuk kanë hequr dorë nga “gardiani” shqiptar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency