Featured

Strakosha në Angli/ Flet trajneri i Brentford: Është modeli që kërkonim, shton eksperiencë!

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Premier League, Brentford. Portieri i kombëtares ka firmosur një kontratë trevjeçare me opsion rinovimi edhe për 12-muaj të tjerë ndërkohë që për 27-vjeçarin ka folur me elozhe edhe trajneri i anglezëve, Thomas Frank, i cili thekson se ekipit i është shtuar një lojtar me eksperiencë.

“Jam shumë i lumtur që Thomas u bashkua me skuadrën, kemi nënshkruar me një top-portier. Ka qenë numri një prej shumë kohësh te Lazio dhe kjo është impresionuese. Ka luajtur në Serie A dhe kompeticione europiane dhe patjetër që shton eksperiencën në skuadër. Ai i përshtatet modelit të portierit që po kërkonim dhe do të gjejë një ambient shumë të mirë. Së bashku me David Raya dhe Mattheë Cox do të motivojnë njëri-tjetrin në çdo ditë”, u shpreh Frank.

Nga ana tjetër, elozhe për Strakoshën vijnë edhe nga përgatitësi i portierëve të Brentford, Manu Sotelo që shprehet se shqiptari është nga ata portierë që pozicionohet në mënyrë perfekte. “Jam i lumtur që Strakosha bashkohet me ne, është me shumë eksperiencë. I përshtatet profilit që kërkojmë dhe na jep shumë zgjidhje në prapavijë. Gjithashtu, Strakosha pozicionohet shumë mirë. Punuam shumë për ta transferuar, megjithatë tregoi dëshirën për të luajtur me Brentford prej ditës së parë kur biseduam”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency