Kupa e Italisë

Strakosha titullar, Lazio në çerekfinale të Kupës

Gjithçka e lehtë për Lazio, që kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë duke mposhtur 4-1 ndaj Novaran. Një kualifikim që u arrit pa shpenzuar shumë energji dhe që dha indikacione të rëndësishme për trajnerin Inzaghi për pjesën e dytë të Serisë A.

Një perlë e Luis Albertos, dygolëshi i Ciro Immobiles dhe finalizmi i bukur i Milinkovic-Savic e bënë të pavlefshme penalltinë e shndërruar në gol në pjesën e dytë nga Eusepi.

Edhe pse parashikohej një kualifikim i lehtë për bardhekaltrit, Inzaghi aktivizoi titullar në portë Thomas Strakoshën, ndërsa Valon Berisha dhe Riza Durmishi u aktivizuan në pjesën e dytë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency