Futboll

Strakosha vetëm mbingarkesë fizike, gati për Juventusin

Lajme të mira për Thomas Strakoshën nga infermieria e Lazios. Portieri 22-vjecar, i cili u detyrua të linte grumbullimin e Kombëtares Shqiptare para transfertës së humbur 3-0 me Spanjën, ka vetëm mbinkarkesë fizike, ndaj pritet që në fillim të javës të vijojë stërvitjen me një program individual, për të qenë gati që në fundjave për sfidën shumë të rëndësishme me Juventusin në Torino.

Strakosha ka fituar statusin e titullarit te lacialët, të cilët e konsiderojnë një nga pikat më të forta të skuadrës.

Lazion e pret një periudhë trejavore e ngjeshur me ndeshje, teksa në bazë të kalendarit brenda kësaj kohe të shkurtër duhet të zhvillojë plot 7 takime mes kampionatit dhe Europa League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency