Strinic, afrimi i parë i Milanit për verën
Asnjë goditije nuk bëri Milani në merkaton e janarit megjithatë kuqezinjtë kanë nisur që tani të projektojnë afrimet e verës së ardhshme. Sipas mediave italiane Milani ka siguruar shërbimet e Ivan Strinic për sezonin tjetër. Mbrojtësi kroat i krahut të majtë është në skadencë kontrate me Sampdorian dhe do të transferohet në San Siro me parametër zero. Strinic tashmë 30-vjeçar konsiderohet një lojtar me eksperiencë dhe që mund t’i japë një ndihmesë të madhe Milanit në repartin e prapavijës. Pas aventurës me Napolin kroati bëhet gati për të kaluar në një tjetër skuadër të madhe.



