Strootman kërkon largimin nga Marseille, preferon Anglinë!
Kevin Strootman mund ta mbyllë aventurën në Francë te Marseille më shpejtë nga ç’mund ta kishte menduar. Mesfushori holandez pritet të largohet në merkaton e verës, pasi asnjëherë nuk u përshtat siç duhet në “Velodrome”. Largimi i trajnerit Rudi Garcia nga drejtimi i skuadrës, duket të jetë një tjetër shkak që kanë shtyrë ish-lojtarin e Romës të kërkojë ndryshim ambienti. Sipas burimeve pranë klubit nga Ligue 1, mesfushori i është ofruar anglezëve të Manchester United apo Everton, ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje nga drejtuesit e këtyre të fundit. 29-vjecari u bashkua me Marseille verën e kaluar për 28 milionë euro pasi la italianët e Romës.



