Kategoria Superiore

Studimi i “Analizë Superiore”/ Kukësi dominon mbajtjen e topit, Egnatia ekipi më i “bombarduar”

Emisioni “Analizë Superiore”, që transmetohet çdo javë në Supersport, nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit të kombëtares U19 Fation Bardhi, ka analizuar mbajtjen e topit nga dhjetë skuadra e Superiores në 18-të javët e luajtura në Abissnet Superiore.

Në krye qëndron Kukësi, ekip që preferon ta ketë nën kontroll topin. Verilindorët kanë një mesatare prej 61.1%, ndjekur nga Tirana dhe Laçi. Në fund Skënderbeu dhe Egnatia. Emisioni ka studiuar edhe gjuajtjet që pësojnë skuadrat nga kundërshtarët.

Egnatia është ekipi që “bombardohet” më shumë. Djemtë e Zekirija Ramadanit kanë marrë 243 gjuajtje në portën e tyre në total, ndryshe 12.4 gjuajtje për ndeshje. Më pas vijnë Skënderbeu dhe Dinamo.

Vllaznia është ekipi që ka pësuar më pak se të tjerët. 132 goditje në 18 javë kampionat kanë përfunduar në portën e kuqebluve shkodranë, teksa në këtë aspekt kanë bërë mirë edhe Tirana e Partizani.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency