Studimi i “Soccerex”: Manchester City, klubi më i pasur në botë
Manchester City është klubi i futbollit më i pasur në botë. Në këtë përfundim del një studim i “Soccerex Football Finance 100”, që klasifikon 100 shoqëritë e futbollit më të forta ekonomikisht. Në vend të dytë është Arsenali, ndërsa PSG i treti. Befason në vendin e katërt një klub joeuropian, pikërisht Guangzhou Evergrande i Kinës, më pas vijnë Tottenham, Real Madrid dhe Manchester United. Juventusi është klubi i vetëm italian në 10-shen më të mirë, që kompletohet nga Chelsea dhe Bayerni i Mynihut. Vetëm vendi i 13-të për Barcelonën, ndonëse “blaurganat” kanë një ndër skuadrat më të forta në planet. Kjo renditje puplikohet në fillim të çdo viti që nga 1995-a nga “Soccerex”, që përveç të të ardhurave merr në konsideratë edhe 5 faktorë të tjerë: vlerën e futbollistëve, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme (si depozitat bankare), potencialin e investimeve të pronarëve (përfshihet edhe pasuria e pronarit) dhe në fund borxhet neto.
- Manchester City (Angli)
- Arsenal (Angli)
- Paris Saint-Germain (Francë)
- Guangzhou Evergrande (Kinë)
- Tottenham (Angli)
- Real Madrid (Spanjë)
- Manchester United (Angli)
- Juventus (Itali)
- Chelsea (Angli)
- Bayern Mynih (Gjemani)
- Zenit (Rusi)
- Liepzig (Gjemani)
- Barcellona (Spanjë)
- LA Galaxy (USA)
- Atletico Madrid (Spanjë)
- Liverpool (Angli)
- Borussia Dortmund (Gjemani)
- Olympique Lyon (Francë)
- Monaco (Francë)
- Leicester (Angli)
- Bayer Leverkusen (Gjermani)
- Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
- New York Red Bull (USA)
- Seattle Sounders (USA)
- New York City (USA).



