Lajme

Suarez gabon penalltinë, Peruja eliminon Uruguajin dhe kalon në gjysmëfinale

Peruja ka bërë surprizën në fazën çerekfinale të Kupës së Amerikës, duke mposhtur dhe eliminuar Uruguajin, në një sfidë që u vendos nga goditja e 11-metërshave, dhe duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndonëse Uruguaji u shfaq shumë më kërkues dhe krijoi disa mundësi shënimi, veçanërisht me Cavanin, teksa topi përdundoi 3 herë në rrjetën e portës së Perusë, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Nga ana tjetër peruanët u mbrojtën me forca të shumta dhe luftuan për çdo top, duke treguar shpirt të lartë gare, ndërsa vazhdimisht tentonin të qarkullojnë topin, për të fituar kohë.

Trajneri i Uruguajit, Oscar Tabarez bëri të gjitha lëvizjet për ta fituar takimin brenda 90-minutëshit, duke aktivizuar edhe sulmuesin Stuani, por shifrat e rezultatit mbetën të pandryshuara dhe skuadrat iu drejtuan 11-metërshave.

Penalltinë e parë e mori përsipër sulmuesi uruguajan i Barcelonës, Luis Suarez, por goditja e tij u grushtua nga portieri Gallese, i cili u dha zemër peruanëve.

Të gjitha penalltitë e tjera më pas, u ekzekutuan saktë duke përfunduar në rrjetë, ndërsa në fund festa ishte e gjitha për peruanët, që kaluan në gjysmëfinale, ku do të përballen me Kilin më 4 korrik, në orën 2:30 të mëngjesit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency