Sugjerimi i legjendës së Bayernit: Lewandowski të respektojë kontratën, pastaj…
Legjenda e Bajernit dhe ish-presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness, është përfshirë në diskutimet për të ardhmen e Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka kërkuar largimin nga kampionët e Bundesligës që këtë verë, por po has rezistencën e kupolës drejtuese të Bayernit. Hoeness, i cili është president nderi i klubit më të titulluar në Gjermani, thotë se nuk është ide e keqe që Lewandowski të mos shitet, edhe pse do të largohej me parametër zero në fund të sezonit e ardhshëm:
“Unë gjithmonë kam thënë se, nëse nuk arrin të sigurosh një alternativë në lartësinë e duhur, i denjë për ta zëvendësuar, atëherë patjetër do ta rekomandoja që ai të qëndrojë edhe një vit. Pastaj duhet parë nëse ai do të largohet si lojtar i lirë vitin e ardhshëm. Ndoshta do të rinovojë kontratën. Askush nuk e di në këtë pikë se si mund të rrjedhin ngjarjet. Lërini gjërat të nxehen dhe më pas dielli do të shkëlqejë sërish mbi Lewandowskin dhe Bayernin”, sugjeron ish-lojtari bavarez.



