Conference League

Suhareka përgatitet për festë, “Xhebrailat” kanë një kërkesë për autoritetet

Një pjesë e tifozëve të Ballkanit kanë kërkuar nga kryetari i komunës së tyre, Bali Muharremaj, që dita e enjte, 25 gusht të jetë ditë pushimi.

Në një postim në rrjetet sociale, ku tifo-grup e bën kërkesën në fjalë në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të ndjekin ndeshjen e kthimit Ballkani-Shkupi, me takimin e parë që u mbyll me rezultatin 1-2.

“Kërkesë! I nderuari Kryetari ynë i Komunës z.Bali Muharremaj. Kërkojmë nga ju që data 25 gusht, që i bie ditë e Enjte, që në komunën tonë të jetë ditë pushimi, për ta shijuar këtë datë historike të gjithë ne dhe ta kenë mundësinë të gjithë të vinë në këtë ndeshje historike për qytetin tonë! Me respekt, XHEBRAILAT 1992, Suhareke.”-shkruhet në postimin e tifo-grupit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency