Kategoria Superiore

Sukaj: Fitore me fat, edhe Reali e nisi keq sezonin

Xhevahir Sukaj ishte heroi i Partizanit në fitoren ndaj Teutës, e cila ishte e para për këtë sezon. Shkodrani ekzekutoi me mjështëri një 11 metërsh, pak minuta nga fundi i takimit dhe vulosi rezultatin 1-2.

“Kemi një ekip të mirë, por starti negative solli një lloj bllokimi psikologjik sepse morëm vetëm dy pikë në katër ndeshje. Gjithsesi sot morëm tre pikët, që duhet ta pranojmë se më shumë se për meritën tonë, triumfuam edhe falë fatit, që ishte në me ne. Nuk duhet të qajmë fillimin e gabuar, sepse edhe Real Madrid e nisi mjaft keq sezonin, ndaj duhet të shikojmë përpara”, tha shkodrani.

Sukaj tha se i duhet dhënë kohë futbollistëve të rinj në ekip, që të ambientohen, ndërsa kërkoi angazhim maksimal në takimet e ardhshme, që të mos kthehen më në situatën ku ishin deri para ndeshjes së sotme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency