Kategoria Superiore

Sukaj kthehet pas 10 muajsh te goli, Kastrioti pikë morali në Vlorë

Rikthehet pas afërsisht 10 muajsh me gol në Kategorinë Superiore Xhevahir Sukaj (për herë të fundit kishte realizuar me Vllazninë në fitoren 1-5 në Korçë) . Sulmuesi shkodran, që iu bashkua në janar Flamurtarit, pas eksperiencës jo të suksesshme te Laçi (luajti vetëm dy ndeshje në Superiore gjatë pjesës së parë të sezonit) shënoi golin e vetëm për ekipin vlonjat në barazimin e papritur 1-1 me Kastriotin në Vlorë.

Një goditje e bukur me kokë pranë zonës së portierit, me nuhatjen e një sulmuesi race, që gjithsesi ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.

Flamurtari, në minutat në vijim e uli ndjeshëm ritmin, kjo edhe për meritë të Kastriotit, që nuk u dorëzua për asnjë moment, madje në minutën e 54-t Marku barazoi me kokë në zhvillimet e një këndoreje, duke e futur në tension ekipin vlonjat.

Edhe pse dominuan në lojë dhe me raste, kuqezinjtë, për meritë edhe të portierit Çekrezi, që u shfaq vendimtar me disa pritje, nuk arritën ta gjenin golin e fitores, duke ndarë pikët me krutanët. Ky barazim më shumë se për renditjen i vlen për moral Kastriotit, që gjithsesi beson se mund ta parakalojë Luftëtarin, që deri në këtë pikë të sezonit ka grumbulluar 4 pikë më shumë.

E turpshme, dhunohet gjyqtari Hamiti në Kamëz për një penallti! (pamjet)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency