Sule befason shokët e skuadrës, zbulohen detajet e akordit me Dortmundin
Niklas Sule i befasoi të gjithë me zgjedhjen për të vazhduar karrierën te Borussia Dortmund. Mbrojtësi ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munchen, teksa në verë do të transferohet në “Signal Iduna Park” me parametra zero.
Një afrim cilësor për verdhezinjtë, që fituan garën me klube si Barcelona, Manchester United dhe Chelsea. Sule do të firmosë deri në 2026 me Dortmundin, kontratë nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon + bonuset.

Lojtari pati oferta edhe nga Serie A, por në fund triumfoi dëshira e tij për të mos u larguar nga Bundesliga. Sky Sport thekson se shokët e skuadrës janë habitur kur morën vesh zyrtarizimin e akordit me Dortmundin.

Sule e kishte bërë të qartë se nuk do të rinovonte kontratën, por shumica e lojtarëve të Bayernit mendonin se qendërmbrojtësi (37 ndeshje dhe një gol me Gjermaninë) do të vazhdonte karrierën në Premier League.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



