Merkato

Sule mbylli sezonin, Bayerni kërkon qendërmbrojtësin e Barcelonës

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Niko Kovac, ka humbur shërbimet e Nicklas Sule për një kohë të gjatë. Mbrojtësi këputi ligamentin në gjurin e majtë në sfidën ndaj Augsburg dhe sipas raportimeve nga Gjermania e ka mbyllur sezonit. Dëmtimi i ish-mbrojtësit të Hoffenheimit i ka detyruar drejtuesit bavarezë dhe trajnerin Kovac të kërkojnë një tjetër mbrojtës.

Emri që përmendet më tepër është ai i francezit Samuel Umtiti, i cili te Barcelona nuk po gjen hapësira. Umtiti u aktivizua për herë të parë me katalanët për këtë sezon vetëm në fundjavën që lamë pas në sfidën me Eibarin, pasi trajneri Valverde preferon në qendër dyshen Pique-Lenglet.

Me hapjen e merkatos së janarit, Bayernit pritet të bëjë një tentativë për të afruar ish-mbrojtësin e Lyonit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency