Bundesliga

“Sule të zhduket nga Bayerni”, Nagelsmann ka një përgjigje për tifozët e zemëruar

Tifozët e Bayern Munchen janë zemëruar me Niklas Sule. Qendërmbrojtësi nuk rinovoi kontratën dhe do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. 26-vjeçari ka zgjedhur të transferohet te Borussia Dortmund.

Ultrasit bavarezë nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e lojtarit për të kaluar te rivalët e ekipit të zemrës, dhe i kërkojnë trajnerit Julian Nagelsmann të mos i japë më një fanellë titullari.

Gjithsesi, trajneri i Bayernit mendon ndryshe dhe motivon Sule që të tregohet profesionist deri në ditën e fundit. “I kuptoj kritikat e tifozëve, sipas të cilëve Niklas nuk duhet të luajë më me ne.

Këto janë procese normale në futboll, për fat të keq ka raste kur lojtarët vendosin të largohen me parametra zero. Ama, ne duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se lojtari do të paguhet nga klubi ynë deri më 30 qershor, kështu që duhet të shfrytëzojmë cilësitë e tij deri në fund.

Pres që Niklas të përmbushë detyrat e tij, të japë gjithçka deri në qershor, të jetë i motivuar dhe të na ndihmojë të fitojmë çdo trofe”, deklaroi trajneri i skuadrës bavareze.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency