Kupa e Francës

Sulmi në hije, mbrojtja çon Parisin në finale

Pa Cavanin, por me Neymar-Mbappe-Di Maria, Paris Saint Germain ia doli të kualifikohet për në finalen e Kupës së Francës. Gjithsesi, pavarësisht yjeve në sulm, vendimtarë në sfidën e sotme ishin lojtarët e repartit të mbrojtjes, që bënë atë që nuk e bëri dot Neymar me shokë.

Në triumfin 1-3 ndaj Rennes, Meunier shënoi golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi mbrojtësi tjetër Marquinhos dhe i riu Lo Celso dërgoi topin për herë të tretë në rrjetë.

Kylian Mbappe, që u rikthye pas dëmtimit të pësuar me Lyonin, la PSG-në me 10 futbollistë në sfidën e sotme. Sulmuesi francez kreu një ndërhyrje të rëndë dhe arbitri kryesor, pasi u konsultua me VAR-in, vendosi t’i tregojë kartonin e kuq.

Të ndodhur në superioritet numerik, futbollistët e Rennes u rikthyen në lojë dhe shënuan 2 gola, fillimisht me Sakho në minutën e 85-të dhe më pas me Prcic në të dytën shtesë, por tani nuk kishte më kohë për të bërë surprizën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency