Merkato

Sulmi nuk po funksionin si duhet, Atletico e sheh zgjidhjen tek… Icardi

Tek Atletico Madridi kanë nisur punën për përgatitjen e një skuadre të denjë për të përfaqësuar ngjyrat “rojiblanco” sezonin e ardhshëm. Morata ka siguruar vazhdimësinë e tij, por ka dyshime të mëdha sa i takon sulmit nga ana e drejtuesve. Klubi siguron se Griezmann u ka bërë me dije dëshirën e tij për të vijuar me Atleticon pavarësisht interesimit të Barcelones.

Nga ana tjetër, kartoni i kuq i Diego Costas ndaj katalanëve ishte pika e fundit që derdhi gotën e durimit e, me sa duket, vetë ai është i gatshëm të dëgjojë oferta njësoj si ajo që erdhi në drejtim të tij, në dhjetor, nga Kina.

Simeone e ka të qartë që Mauro Icardi mund të jetë zëvendësuesi perfekt i njërit prej të dyve, Costas ose Griezmannit, duke përfituar dhe nga situata qe ka lojtari tek Interi dhe marrëdhënia e mirë që ekziston mes Simeones dhe klubit zikaltër.

Qëllimi është të zgjidhin mungesën e golit, që, sipas stafit teknik, është problemi kryesor që ka shoqëruar sezonin aktual të madrilenëve. Nëse nuk realizohet transferimi i Icardit (përfaqësuesja e tij, Wanda Nara, ka biseduar me drejtuesit e Atleticos se Madridit), vëmendja do të shkojë për Lorenzo Insignen e Napolit apo dhe për talentin Jovic të Frankfurtit.

Synimi i “Los Colchoneros” është të kenë të gatshëm një sulm që të japë shpresë, për të aspiruar të gjithë titujt, veçanërisht në Europë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency