Bundesliga

Sulmoi seksualisht një 18-vjeçare, futbollisti i Bundesligës arrestohet në Ibiza

Pushime të shfrenuara mund të konsiderohet ato për një lojtar që aktivizohet në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga. Sipas mediave britanike, një 25-vjeçar pjesë e një prej klubeve më të njohura gjermane dhe që ka fituar tituj është arrestuar në Ibiza pasi ka sulmuar seksualisht një 18-vjeçare.

Gjeneralitetet e futbollistit të përfunduar nën akuzë nuk bëhen të ditura, por ai së bashku me një mik të tijin kanë kryer një akt të turpshëm ndaj vajzës 18-vjeçare, e cila ka përfunduar në spital.

Pritet që lojtari identiteti i të cilit për momentin mbahet i fshehur të dalë para gjykatës teksa do të vendoset nëse do të vuajë ndjekje penale apo do të gjykohet në liri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency