Sulmuesi argjentinas: Ndihesha në borxh ndaj Interit, ia kompensova me Lautaron
Në vitet e fundit të karrierës së tij të lavdishme, Gabriel Batistuta veshi për 6 muaj edhe fanellën e Interit, skuadër e njohur botërisht për lidhjen e fortë me argjentinasit, megjithatë “Batigol” nuk arriti të lërë gjurmë.
Këtë e pranoi edhe vetë 53-vjeçari, që u shpreh se ndihej në borxh ndaj zikaltërve, ndaj u angazhua maksimalisht për të bindur Lautaron të transferohet te Interi, si për të shpërblyer besimin që i dha Moratti në sezonin 2002-2003.
“Te Interi kalova disa muaj që në aspektin personal ishin fantastike, por unë nuk arrita të shpërblej besimin e Morattit dhe pritjen që mu bë në klub. Nuk shënova aq sa duhej për të ndihmuar skuadrën, ndaj ndihesha në borxh ndaj zikaltërve. Më pas u angazhova të bind Lautaron për t’u transferuar te Interi, për të shlyer disi detyrimin”, u shpreh Batistuta.



