Sulmuesi i Milanit i jep fund beqarisë në një ceremoni sekrete
Krzysztof Piątek dhe Paulina Procyk lidhën kurorë në një ceremoni sekrete të zhvilluar në kështjellën Joannitów në Lagów, provincë polake në Lubuskie. Edhe lista e të ftuarve në dasmë është mbajtur sekret, që të mos kishte rrjedhje informacioni.
Në fakt, lajmi është dhënë nga vetë çifti nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjete sociale.




