Featured

Sulmuesi i Napolit shihet si pasuesi i CR7 te Manchester United, por kushton mbi 100 milionë

Victor Osimhen mund të jetë Cristiano Ronaldo i ri i Manchester United. “Daily Mail” ka publikuar një lajm sipas të cilit sulmuesi nigerian, që ka shënuar 11 gola në 22 ndeshje për Napolin, është objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” për të forcuar sulmin e tyre.

Në Manchester shohin Victor Osimhen me pasuesin e CR7. Ciro Venerato, gazetar i “Rai Sport” bën me dije se Napoli mund të kërkojë më shumë se 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

23-vjeçari ka pasur impakt të menjëhershëm në skuadrën napolitane që kur u ble nga Lille në verën e vitit 2020 për gati 70 milionë euro. Sezonin 2020-2021 shënoi 10 gola në 24 ndeshje të Serisë A, ndërsa deri në këtë pikë të sezonit aktual ka realizuar 7 gola në 17 takime.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency