La Liga

Sulmuesi i ri i Barcelonës, në Spanjë të sigurt: 95% e kryer!

Në Spanjë janë të bindur për kalimin e Alvaro Moratës nga Juventusi te Barcelona. Sulmuesi spanjoll nuk ndihet i lumtur në Torino dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën në “Camp Nou”.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Xavi ka kontaktuar personalisht 29-vjeçarin, duke e bindur që të pranojë ofertën e Barcelonës. AS raporton se Morata do të rikthehet në La Liga me 95%.

E përditshmja iberike shkruan se goleadori do të prezantohet përpara tifozëve të rinj të mërkurën. Morata ka veshur më parë edhe fanellat e Real dhe Atletico Madrid.

Juventusi po punon për të gjetur pasuesin e tij. I preferuari i madh mbetet Mauro Icardi (PSG), por pëlqehen shumë edhe Scamacca (Sassuolo) dhe Milik (Marseille).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency