Lajme

Sulmuesi i talentuar i Falkenbergs zgjedh të përfaqësojë Kosovën

Sulmuesi i talentuar 20-vjeçar Edi Sylisufaj ka vendosur të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Federata e Futbollit në faqen e saj zyrtare.

I lindur në Suedi, Sylisufaj luan me skuadrën e Falkenbergs, ku këtë sezon ka shënuar 5 gola që prej fillimit të ndeshjeve në muajin qershor, ndërsa më herët ka luajtur edhe me skuadrat e moshave të Suedisë.

Aktualisht Federata e Futbollit në Kosovë ka nisur procedurat për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm për Sylisufajn dhe gjasat janë që sulmuesi 20-vjeçar të grumbullohet nga Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Dardanëve që në muajin shtator.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency