Featured

Sulmuesi i United afër Milanit, fluturon drejt Italisë dhe takon Ibrën

Jesse Lingard ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester United. Mesfushori ofensiv, i cili mund të luajë edhe në krahët e sulmit dhe si sulmues i dytë, nuk po arrin të fitojë një fanellë titullari në “Old Trafford”.

Vetëm 392 minuta aktivizim në të gjitha kompeticionet për Lingard, i cili ka përfituar nga ditët pushim që trajneri Rangnick ka dhënë pas eliminimit nga Champions League dhe ka udhëtuar drejt Milanos.

Lojtari anglez ka takuar Zlatan Ibrahimovic, me të cilin ishin shokë skuadre tek United në vitet 2016-2018. E ardhmja e Lingard ka qenë edhe një nga temat e bisedave, me Ibrën që e ka ftuar t’i bashkohet atij te kuqezinjtë e Piolit.

Lojtari ofensiv ka publikuar disa foto nga udhëtimi në qytetin e modës, teksa përveç Milanit për të është e interesuar edhe Roma e Jose Mourinhos.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency