Premier League

Sulmuesi nuk duron më dhe kërkon largimin nga City, zbulohet shkaku

Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City në merkaton e janarit. Lajmi i bujshëm raportohet nga Footmercato.

Sulmuesi anësor algjerian, është lodhur me statusin e rezervës së luksit. Edhe pse ka qenë gjithmonë vendimtar me paraqitjet dhe golat e tij, Guardiola nuk e sheh si titullar fiks këtë sezon.

30-vjeçari nuk po e duron më dhe do t’i kërkojë drejtuesve të kampionëve të Anglisë ta shesin në merkaton e janarit.

Mahrez u transferua te “Cityzens” në verën e vitit 2018 dhe ka kontratë me klubin ishullor deri në vitin 2023.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency