Sulmuesi spanjoll pa kontratë, zgjon interesin e disa klubeve italiane
Sulmuesi spanjoll Fernando Llorente do të jetë një futbollist i lirë pas 30 qershorit dhe disa klube italiane janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e tij.
Ndonëse në moshën 34-vjeçare, spanjolli premton për të paktën edhe dy sezone në nivele të mira, ndërsa fakti që do t’i paguhet vetëm rroga, e bën një biznes akoma më interesant.
Në sezonin që sapo u mbyll, Llorente u aktivizua për 33 ndeshje me Tottenhamin, kryesisht duke ardhur nga stoli, ndërsa arriti të shënojë edhe 8 gola, duke treguar se gëzon një formë të mirë sportive.
Interi i Antonio Contes, Roma dhe Milani, janë klubet e Serisë A që kanë shfaqur interes për Llorenten, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Juventusin dhe e njeh mirë kampionatin italian.
Megjithatë rivaliteti i italianëve vjen nga Kina, ku 2-3 skuadra janë gati t’i ofrojnë një pagë të majme spanjollit, për ta bërë pjesë të tyre.



