Premier League

“Sulmuesit vuajnë te Chelsea”, Tuchel kujton dështimet e Torres, Shevchenkos dhe Moratës

Romelu Lukaku ka përfunduar në qendër të kritikave për shkak se në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace, sulmuesin e preku topin vetëm në shtatë raste. Një shifër shqetësuese për trajnerin Tomas Tuchel, i cili gjithsesi i ka dalë në mbrojtje belgut ndërsa nuk ka harruar të përmendë se Blutë e Londrës janë një ambient i vështirë për sulmuesit duke kujtuar edhe vështirësitë që kanë hasur më parë në Stamford Bridge lojtarë si Torres, Shevchenko apo Morata.

“Sigurisht nuk është performanca që kërkojmë nga Lukaku, nuk është as performanca që vetë futbollisti kërkon. Por, ky nuk është momenti për të qeshur me këtë situatë.

Chelsea ka një histori të ndërlikuar me sulmuesit. Ne jemi shumë kërkues ndaj sulmuesve tanë edhe në aspektin difensiv, kërkojmë që të jenë mirë fizikisht dhe të luajnë në grup”, u shpreh Tuchel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency