“Sun”: Ancelotti tek Juventusi në përfundim të sezonit
Pas shkarkimit nga Bayerni i Mynihut, Carlo Ancelotti ka deklaruar se do të qëndrojë pushim të paktën deri në fund të sezonit. Sigurisht që për një trajner kaq të madh është e pamundur të shmangen hipotezat përsa i përket skuadrës së radhës që do të drejtojë. Nga Anglia sugjerojnë se Ancelotti nuk do të kthehet te Milani, sikurse është raportuar kohët e fundit nga mediat italiane, por tek Juventusi. Më konkretisht, tabloidi “Sun”, shkruan se në fund të sezonit Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi, nëse nuk e fiton Championsin, për të marrë drejtimin e një tjetër klubi të madh, sic është Chelsea, ndërsa në vendin e tij do të emërohet Ancelotti, i cili i ka drejtuar bardhezinjtë për dy sezone e gjysmë në përiudhën 1999-2001.



