“Sun”: S’e shpëtoi fitorja me Watfordin, Conte pret shkarkimin!
Fitorja e fundit në kampiona 4-2 ndaj Watfordit nuk ka mjaftuar për të shpëtuar reputacionin e Antonio Contes në krye të Chelsea-t. Kritikat nuk po ndalen, madje sipas taboidit britanik, “Sun”, trajneri italian po pret thjesht shkarkimin. Marrëdhënia e Contes me drejtueësit e Chelsea-t është “thyer” plotësisht, por ai është i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen. Pra, ai do të largohet vetëm në rast së shkarkohet.
Kjo është e thjeshtë për ta kutpuar. Nëse jep dorëheqjen, nuk do të përfitojë asgjë nga kontrata e majme që ka nënshkruar me Chelsea-n, në të kundërt, pra nëse e largojnë me një vendim të njëanshëm, do të paguhet një më një për aq kohë se nuk do të punësohet diku tjetër. Trajneri, që e shpalli kampione skuadrën londineze në seazonin e tij të parë në Premier League, jo gjithmonë ka patur një raport të qetë me klubin. Dicka u “thye” për cështjen e Diego Costa-s dhe, me sa duket, marrëdhënia nuk mund të jetë si më parë. Në Angli janë të shumtë ata që duan largimin e Contes me moton: “secili në punën e tij”. Ndoshta është një paralajmërin për kthimin e tij në Serinë A, pse jo edhe te Milani, që po kërkon një pasues te denjë për Montella-n.



