Featured

Superdebutimi i Lushkjas, realizon dopietë në miqësoren e Sheriff Tiraspol

Regi Lushkja ka bërë një super debutim me ekipin e Sheriff Tiraspolit. Ish-ylli i Laçit, që u bashkua me ekipin moldav vetëm disa ditë më parë, ka shënuar dopietë në ndeshjen e tij të parë.

25-vjeçari ka realizuar dy gola që i dhanë fitoren 2-1 ekipit të tij në takimin miqësor me ukrainasit e FC Balkany.

Mesfushori nga Kavaja ia doli që të ishte protagonist i padiskutuar në ndeshjen e parë me skuadrën e re.

Kjo ndeshje ishte si një test për ata lojtarë që nuk mundën të luanin në në ndeshjen e play off-it të 1/16-ave të Europa League dhe Regi Lushkja tregoi një super formë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency