La Liga

Supergol i Kondogbia-së, edhe Valencia fillon shkëputjen

Valencia ka arritur të marrë fitoren e 8 radhazi, në 12 javët e para të La Ligës, teksa ka mposhtur skuadrën e Espanjolit. Takimi u zhbllokua nga një supergol i shënuar nga francezi Goefrey Kondogbia, në minutën e 67’, ndërsa Santi Mina dyfishoi shifrat, në të 83-tën.

Skuadra e drejtuar nga Marcelino po kalon një periudhë të shkëlqyer, ndërsa po konfirmohet si skuadra që do të rivalizojë Barcelonën në këtë sezon. Valencia ka 30 pikë në 12 javët e para, 4 më pak se Barça kryesuese dhe 6 më shumë se Reali e Atletico, që renditen në vendin e 3-të dhe 4-t.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency