Supergoli ndaj Romës, dhurata e Milik për Jessica Ziolek!
Po spikat në fushë por është i lumtur edhe jashtë saj. Sulmuesi i Napolit Arkadiusz Milik i cili realizoi një gol fantastik në fitoren 1-4 të të kaltërve ndaj Romës dhe që po bën një sezon pozitiv me Napolin, edhe në jetën private po kalon momente shumë të bukura. Partnerja e Milik Jessica Ziolek ka publikuar një foto në Instagram ku ka bërë publike se nga fillimi I lidhjes së tyre të dashurisë kanë kaluar plotë 7 vite. Një përvjetor i lumtur për 25-vjeçarin që u zbukurua edhe nga ai gol spektakolar ndaj Romës.




















