Kukësi “zhyt” Luftëtarin, Bano dorëhiqet pas humbjes me Laçin
Hasan Lika debuton me humbje në stolin e Luftëtarit në sfidën e shtëpisë ndaj Kukësit, skuadrës kampione në fuqi të Superiores, që falë eksperiencës arriti të shënonte tri herë në portën e gjirokastritëve. E pabesueshme ajo që ndodh në minutën e 20-të. Në momentin e një aksioni të Kukësit, lojtarët ndalin lojën për pozicion jashtë loje, pas një vërshëllime, që në fakt nuk ishte e kryesorit Andi Koci. Përfiton nga kjo situatë Elis Bakaj, që shënon një gol të cuditshëm, por të rregullt. 30-vjecari dyfishon rezultatin me 11-metërsh në minutën e 29-të, pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë të Rapës ndaj brazilianit Cale.
Në pjesën e dytë vendasit ishin të pafat, pasi në dy raste u ndalën në shtylla, ndërsa golin që mbylli përfundimisht ndeshjen në favor të skuadrës së Milinkovicit e shënoi Alyev.
Kukësi me këtë sukses barazon me pikë Skënderbeun, ndërsa Luftërari mbetet i parafundit.
Me të njëjtin rezultat 0-3 Laci fitoi në “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjës vendase, duke e futur në krizë të thellë rezultatesh skuadrën e Artan Banos. Për ekipin kurbinas shënoi dygolësh Reginaldo, në minutat 49 dhe 64, ndërsa finalizimi i tretë nban firmën e Uzunit. Laci me këtë trepikësh katapultohet në vendin e tretë, ndërsa Lushnja mbyll tabelën me vetëm 2 pikë.
E shtunë
Luftëtari – Kukësi 0-3
Lushnja – Laci 0-3
E diel
Vllaznia – Partizani 14:00
Flamurtari – Kamza 17:00
E hënë
Teuta – Skënderbeu 17:00



