Superkupa e Italisë 2018, Juventus-Milan më 16 janar
Superkupa e Italisë 2018 mes Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite më 16 janar. Më në fund u ra dakord për datën dhe për herë të 10-të ky trofe do të jepet jashtë Italisë. Kjo përballje do të luhet vetëm pak ditë para datës së parashikuar fillimisht, duke i detyruar dy skuadrat e mëdha të futbollit italian që të ndryshojnë planet. Ndeshjet e fazës së 1/8, të programuara për t’u zhvillohen më 12 janar do të afrohen për Milanin dhe Juventusin.



