Superkupa e Spanjës, ja kur luhen El Clasico dhe Atletico-Bilbao
Janë përcaktuar oraret e gjysmëfinaleve të Superkupës së Spanjës, që do të zhvillohen në Arabinë Saudite. El Clasico mes Realit dhe Barcelonës do të luhet të mërkurën, më 12 janar, në orën 20:00, në stadiumin “Rey Fahd”. Gjysmëfinalja e dytë mes Atléticos së Madrid dhe Athletic Bilbaos do të jetë një ditë më vonë, të enjten, më 13 janar, në orën 20:00.
Fituesit e gjysmëfinales do të përballen në finalen e Superkupës së Spanjës, të dielën, më 16 janar (orari nuk është përcaktuar).
https://twitter.com/realmadrid/status/1478451163343196162?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1478451163343196162%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fas.com%2Ffutbol%2F2022%2F01%2F04%2Fcopa_del_rey%2F1641326586_624376.html



