Futboll

Superliga/ Sot java e pestë, vëmendja në Shkodër e Durrës

Pas përfundimit të edicionit të eliminatoreve të “Rusi 2018”, rikthehen menjëherë ndeshjet e Superligës shqiptare të futbollit. Kështu sot do të zhvillohen të gjitha takimet e javës së pestë të Superligës, ndërsa vëmendja do të jetë e përqendruar veçanërisht në Shkodër dhe në Durrës.

Vllaznia do të presë Flamurtarin në “Loro Boriçi”, ku do të synojë të marrë pikët e para në shtëpi. Atmosfera te shkodranët është mjaft e mirë sepse këto ditë klubi u ka kaluar dy nga pagat e prapambetura, por Flamurtari i Duros është një ekip mjaft simpatik, i aftë t’i hapë punë të gjithë ekipeve të Superiores.

Edhe në Durrës do të luhet sfida mes Teutës vendase dhe Partizanit, në një takim ku të kuqtë do të kërkojnë golin e parë dhe fitoren e parë sezonale. Skuadra e Iulianos e ka nisur mjaft keq sezonin, sepse ka humbur 2 takime dhe ka barazuar dy të tjera dhe do të kërkojë të marrë rezultat, për të mos mbetur jashtë luftës për titull që në fazën e parë, por përballë do të gjejë Teutën e Maganit, një ekip mjaft grintoz dhe shumë i vështirë për t’u mposhtur.

Në takimet e tjera, Luftëtari do të presë Kamzën, ndërsa Kukësi do të udhëtojë drejt Lushnjës me synimin e vetëm, rikthimin te fitorja, pas humbjes ndaj Skënderbeut. Nga ana tjetër, korçarët do të presin në shtëpi Laçin, që duket se ka gjetur qetësinë nën drejtimin e trajnerit vlonjat gentian Mezani.

14:00 Luftëtari – Kamza Supersport 5
14:00 Lushnja – Kukësi Supersport 3
14:00 Vllaznia – Flamurtari Supersport 4
17:00 Skënderbeu – Laçi Supersport 4
17:00 Teuta – Partizani Supersport 3

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency