Lajme

Surpriza Ballkani ngjitet në krye, ngec sërish Feronikeli

Është Ballkani surpriza e vërtetë e këtij sezoni në Ipko Superligën e Kosovës. Skuadra nga Suhareka kryeson e vetme klasifikimin me 20 pikë të grumbulluara pas 9 javëve të para dhe meritat shkojnë të gjitha për futbollistët dhe trajnerin Ismet Munishi. Këtë të hënë Ballkani regjistroi fitoren e 4-t radhazi në kampionat pasi mposhti 1-0 Prishtinën me Armend Dallkun që pësoi humbjen e parë në krye të skuadrës kryeqytetase. Golin që vendosi sfidën e shënoi mesfushori me tipare sulmuese Blend Baftiu në minutën e 56-të, me këtë të fundit që ka marë rolin e goleadorit te Ballkani në këtë fillim sezoni. Ngeci sërish Feronikeli. Këtë herë kampionët në fuqi u ndalën në transfertën mitrovicase në një barazim 1-1 nga Trepça ’89. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Rusin ndërsa Mendurim Hoti në minutën e 77-të barazoi shifrat duke i dhënë një pikë Feronikelit. Në ndeshjen tjetër të së hënës, Flamurtari i rikuperoi dy gola Vushtrisë duke marë një barazim shumë të vlefshëm me shifrat 2-2 në transfertë ndaj një rivali direkt në garën për mbijetesë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency