Merkato

Surpriza e radhës nga Franca, Maldini-Massara gjejnë pasardhësin e Kessie

Jean Onana është afër transferimit te Milani. 22-vjeçari nga Kameruni, i cili ka veshur nëntë herë fanellën e kombëtares së tij, luan si mesfushor dhe është pjesë e Bordeaux prej gushtit të vitit të kaluar, ekip ku u transferua nga Lille për shkak se në pozicionin e tij luante Renato Sanches, një tjetër emër që u ndoq dhe u kërkua për një kohë të gjatë nga kampionët e Italisë.

Onana është përzgjedhur si pasardhësi i Franck Kessie në mesfushën e ekipit të Stefano Piolit. Kuqezinjtë italianë kanë dy opsione: huazimin e lojtarit afrikan me të drejtë blerjeje në fund të sezonit ose blerja e tij e menjëhershme për një shumë që sillet nga 5-6 milionë euro.

Opsioni i parë nuk preferohet shumë nga Bordeaux, që dëshiron shitjen dhe jo huazimin e lojtarit, i cili njihet për forcën e madhe fizike në mesin e fushës. Onana ka edhe oferta të tjera, por për momentin i ka refuzuar të gjithë propozimet, pasi shpreson transferimin në kampionatin italian.

Nëse arrihet marrëveshja zyrtare me Bordeaux dhe Onana transferohet në Milanello, ai do të kthehej në futbollistin e shtatë që vjen te Milani nga Ligue 1 që prej momentit kur dyshja Paolo Maldini-Frederic Massara merren me merkaton e klubit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency