Lajme

Surpriza pa fund në Japoni, Zarco në “pole”, zhgënjejnë Dovi e Rossi

Kushtet e motit kushëtëzuan provat zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë në MotoGp dhe surprizat ishin të shumta. Në një pistë fillimisht të lagur nga reshjet e shiut dhe më pas të thatë, ishte Johan Zarco me motorin e tij Tech 3, ai që regjistroi kohën më të mirë dhe do të niset nga pole-position në garën e kësaj të diele. Francezi mbajti pas në provat zyrtare të Motegit, Ducatin e Danilo Petruccit dhe Hondën e liderit të Botëororit Marc Marquez.

Zhgënjyen totalisht Andrea Dovizoso dhe Valentino Rossi që do të nisen respektivisht nga vendi I 9-t dhe i 12-t. Akoma më keq Maverick Vinales që do ta startojë garën nga pozicioni i 14-t.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency