Surprizon Ferdinand, i këshillon “armikut të përjetshëm” blerjen e Haalandit
Rio Ferdinand, legjenda e Mançester United, tashmë komentator televiziv, i befasoi të gjithë duke i rekomanduar Liverpoolit, rivalit të tij të madh, blerjen e e Erling Haalandit.
“Mendoj se ai është më i përshtatshëm për skuadrat e tjera sesa për City-n. Po të isha Liverpooli, do ta hidhesha në sulm për të, tani. Nëse firmos me Liverpoolin, ky ekip do të bëhe shkatërrues. Nuk mendoj se do të ishte e vështirë për Haalandin që të përshtatej me Liverpoolin. Mund ta shihni. Grealish tani tek City. Është lojtar i mirë, i shkëlqyer, të gjithëve na pëlqen ta shohim duke luajtur, por është më e vështirë të përshtatesh te Citizens.”
Ferdinand do të jetë kryqëzuar nga tifozët e “Djajve të Kuq” për këtë koment, pasi ata e kanë të vështirë ta pranojnë që një idhull i tyre të flasë pozitivisht për një rival të përjetshëm.



