Surprizon Mirandes, kap gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
Mirandes është surpriza e madhe e edicionit 2019-2020 të Kupës së Mbretit. Skuadra që militon në Segunda Division pasi eliminoi Sevillan ka nxjerrë jashtë një tjetër skuadër të njohur të La Ligas. Mirandes mposhti 4-2 Villarealin duke u bërë gjysmëfinalistja e dytë e Copa Del Rey pas Granadas që gjithashtu bëri surprizën duke eliminuar Valencian. Një fitore bindëse ajo e Mirandes që tashmë do të synojë të kapë edhe finalen.



