Surprizon Pele: Pasardhësi im është…
Dekada e fundit ka marrë konjotacionin e një klisheje sa i takon emrave që dominojnë futbollin botëror me protagonistë pikërisht dy yjet Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. E shkuara e afërt ndërkohë përfaqësohet me Ronaldo fenomenin por ai që edhe pas 40-vjetësh mbetet legjenda e gjallë është pikërisht Pele. Vitet kanë tregur se sa herë që një lojtar i ri i talentuar ka dalë në sipërfaqen e këtij sporti mediat kanë nxitur të dalin në krahasimet se ai është Peleja i ri. Por sot në moshën 78-vjeçare legjenda braziliane e zgjedh vetë trashëgimtarin e tij. Edson Arantes do Nascimento, i njohur botërisht si Pele e ka gjetur më në fund klonin e tij. Sigurisht që nuk mund të mos kthejë në kryetitullin e mediave botërore, Pele kurorëzon Mbappé! Braziliani i ka idetë e qarta, është pikërisht francezi 20-vjeçar trashëgimtari i tij.Mendoj, madje kam bindjen se Mbappe mund të kthehet në Pelen e ditëve moderne, deklaron ai. Çka e shtyn legjendën botërore të dalë në këtë parashikim apo konkluzion, është ajo që ndodhi në botërorin e Rusisë disa muaj më parë.
“Kylian Mbappe fitoi Kupën e Botës në moshën 19-vjeçare unë isha vetëm 17-vjeç kur ngrita lart trofeun e Botërorit. Iu afrova dhe i thashë se për pak më barazoi. Kam besimin se mund të jetë vërtet Peleja i ri. Shumë e kanë marrë thjesht si një kompliment por unë jam shumë serioz në atë që them”.
I pyetur për Neymar Pelé shpjegon si qëndrojnë gjërat.
“Njerëzit mund të mendojnë se jam shumë kritik ndaj tij por një baba nuk kritikon kurrë, tenton të edukojë në mënyrën më të mirë të birin. Ai është djaloshi ynë, është një bir i klubit të Santos dhe ndaj tij kërkojmë maksimumin, pritshmëritë janë shumë të larta. Unë dëshiroj më të mirën për të dhe për kombëtaren tonë”.
Gjithsesi, edhe pas fjalëve dashamirëse mbetet fakti se Pele ka përgjedhur pikërisht Mbappen si trashëgimtarin e tij.



