Futboll

Surprizon Robben: Nuk shkoj në Kinë, mund të mbyll karrierën nëse…

Arjen Robben në një intervistë ka folur për vendimin e tij për t’u larguar nga Bayerni në fund të këtij sezoni ndërsa ka zbuluar edhe disa detaje mbi të ardhmen e tij.” Jam menduar gjatë por mendoj se në fund kam bërë zgjedhjen e duhur, duhet të mendoj për të ardhmen time, megjithatë më bën të ndihem mirë fakti që ishte një vendim i përbashkët mes meje dhe drejtuesve të klubit”. Përsa i përket së ardhmes, Robben është në dilemë por një gjë e ka vendosur nuk do të transferohet në kampionatin kinez madje po mendon edhe lamtumirën nga futbolli.” Ndeshja ndaj Benficas në Champions, tregoi që mund të luaj ende në nivelet më të larta. Do të shqyrtoj ofertat që do të më vinë nëse ato nuk do të vinë atëherë do të mbyll karrierën. Kam tre fëmijë dhe dua që ata të jenë të lumtur kështu që nuk do të shkoj as në Kinë dhe as në shkretëtirë”, deklaroi holandezi fluturues, Arjen Robben.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency