Kupa e Mbretit

Surprizuese, Cornella e kategorisë së 3-të eliminon Atletico Madrid nga Kupa e Mbretit!

Surprizon Atletico Madrid. Kryesuesit e La Ligas u eliminuan nga ruandi i 1/32 të Kupës së Mbretit pasi u mposhtën 1-0 në transfertën ndaj Cornellas së kategorisë së 3-të. Një gol i shpejtë i Jimenez pas 7 minutash lojë, fundosi skuadrën e Simeones që edhe pse kishte hedhur formacionin më të mirë të mundshëm në fushë, me Luis Suarez dhe Koke që ishin mungesat e vetme të mëdha, Atletico Madrid nuk arriti të reagonte duke u eliminuar nga Kupa. Los Colchoneros e mbyllën ndeshjen edhe me një lojtar më pak pasi Ricard Sanchez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 63-të. Atletico iu shtua kështu skuadrave të tjera të La Ligas të eliminuara dje, si Celta Vigo apo Getafe. Avancuan ndërkohë në raundin tjetër Granada, Real Betis, Levante e Elche.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency