Gossip

Susana Werner: Julio te Flamengo? Nuk e ndjek, vendim egoist

Vendimi i portierit brazilian Julio Cesar, për të luajtur me Flamengon, duket se nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortes së tij, Susana Werner, e cila ka vendosur të mos e ndjekë partnerin e saj në Brazil. Modelja 40-vjeçare, e lindur në Rio De Janeiro, ka shpjeguar se nuk mund të bashkëjetojë Julion në eksperiencën e re për hir të fëmijëve, sepse nuk do të pranonte kurrë që ata të edukoheshin në Brazil.


Susana shtoi më tej se nuk është tifoze futbolli dhe se nuk i ndjek ndeshjet e bashkëshortit të saj në stadium. “Jam e lumtur për tifozët e Flamengos, por e trishtuar për veten time, sepse do të jetoj larg Julios. Edhe pse ka qenë një bashkëshort dhe prind shumë i mirë, burrat në thelb janë egoistë.”

Mos vallë vendimi i Julio Cesar për t’iu bashkuar Flamengos do të shënojë krisjen e parë të çiftit?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency