Futboll

Sytë nga Nyoni, hidhet shorti i Champions dhe Europa League

Skuadrat që kanë avancuar në fazën me eliminim direkt të Champions dhe Europa League, do të njohin mesditën e sotme kundërshtarët, pasi në Nyon të Zvicrës do të hidhet edhe shorti, duek startuar nga ora 12:00.

Në ekranin e Supersport do të vijë drejtpërdrejtë shorti i Ligës së Europës, që do të startojë në orën 13:00, ndërsa skuadra si Interi, Napoli, Chelsea, Arsenali, Sevilla, etj. do të mësojnë sot kundërshtarët për fazën e 1/16-ave.

Për skuadrat e mëdha të këtij kompeticioni parashikohet një short deri diku i pranueshëm, përveç anglezeve dhe spanjolleve që rrezikojnë një përballje me Lazion e Simone Inzaghit, e cila u rendit në vendin e dytë.

Sa i përket Champions Leagues, është e pashmangshme që të shikojmë finale të parakohshme, pasi mes skuadrave që u renditën të dytat në grup, bëjnë pjesë edhe emra si Liverpool, Tottenham, Manchester United, Atletico Madrid dhe Roma.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency